Pse tolerancën, paqen dhe drejtësinë nuk e bëjnë dot munafikët.!?

Hoxhë Vladimir Kera

Munafik apo dyfytyrësi është ai person i cili tjetër gjë shfaq dhe tjetër gjë ndjen dhe beson.
Kjo lloj gjendje është përshkruar në Kur’an si tipari më i keq dhe i ulët i njeriut.
—–
Munafikët sipas Kur’anit në përgjithësi i gjejmë të merren me çështjet më delikate, ose më saktë ato kanë në fokus pikat më kritike të shoqërisë njerëzore të çdo lloj doktrine apo ideje qofshin. Kur’ani Famëlartë e sqaron këtë cilësi ku Allahu i Lartësuar thotë: “E për ta bërë atë (dyshim) që djalli e hedh si sprovë për ata që në zemrat e tyre kanë dyshim (munafikët) dhe për ata që i kanë zemrat e shtangëta. S’ka dyshim se jobesimtarët janë në një armiqësi të pambarim.” (Haxh: 53)
Çështjet e tolerancës fetare apo të paqes globale ose vëllazëria njerëzore, etj…janë disa nga pikat me delikate të shoqërisë moderne dhe postmoderne. Çështje të cilat nuk i vendosin dhe nuk do ti vendosë në rrugën e duhur nëse në krye të tyre janë munafikët.
Po vallë çfarë tiparesh ka kjo lloj kategorie njerëzish.
Munafikët kanë disa cilësi që Profeti a.s i thotë; Transmetohet nga Ebu Hurejra r.a., përcillet se Pejgamberi a.s. ka thënë: “Cilësitë e munafikut janë tri: 1-Kur flet gënjen, 2-kur premton e thyen premtimin dhe 3-kur i besohet tradhton.” Këtë hadith e shënojnë Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu.
——
Qartësish këto tri cilësi e bëjnë të pa mundur suksesin dhe rezultatin në këto çështje delikate.
Kur’ani është i qartë, qartësi e cila nuk ka hapësira për dyshim, hamendësim apo keqkuptime.
Ja p.sh se sa qartësisht sqaron Zoti në Kur’an; Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit!
1-Thuaj: “O ju mosbesimtarë!
2-Unë nuk adhuroj çfarë ju adhuroni
3-dhe ju nuk jeni adhurues të Atij që unë adhuroj.
4-Unë nuk do të jem kurrë adhurues i atyre që ju i adhuroni
5-dhe as ju nuk do të jeni adhurues të Atij që unë adhuroj!
6-Ju keni fenë tuaj, ndërsa unë kam fenë time!” (Kur’an: Kafirun: 1-6)
Ndryshe do ta shikojmë kur këto tema delikate i elaborojnë munafikët, aty gjejmë nënkuptime, fjalë të paqarta, shprehje të cilat mbartin më shumë se një kuptim apo nuk mbartin ansjë kuptim, etj.
Si p.sh Toleranca, por pa çfarë.?
Dashuria, por pa kë dhe pse.?
Vllazëria, por pa si dhe për kë.?
—–
Kjo tokë nuk do të gjejë qetësi derisa të kemi qartësi dhe nuk do të kemi qartësi derisa të jemi të sinqertë.✍️

Nga: Hoxhë Vladimir Kera