PSG eliminon Barcelonën nga Liga e Kampionëve

PSG ka arritur që të fitojë me rezultat të përgjithsëm 5-2 ndaj Barcelonës në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Kylian Mbappe konkretizoi penalltinë e shkaktuar nga Clement Lenglet në minutën e 30-të, për t’i dhënë epërsinë klubit të Parisit.

Lionel Messi shënoi një gol shumë të bukur, jashtë zonës së 16 metërshit për ta mbyllur pjesën e parë më ketë rezultat.

Argjentinasi pati një shans të artë për t’i dhënë më shumë shpresa Barcelonës për kualifikim, por dështoi të shënoi gol nga penalltia.

Me këtë rezultat, 5-2, Barcelona eliminohet nga Liga e Kampionëve, derisa Parisi do vazhdojë përpara në çerekfinale.