PSG eliminon Barcelonën

PSG është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Kampioni francez bëri mrekullinë në “Camp Nou”, duke e mposhtur Barcelonën me rezultat 4-1, duke e përmbysur rezultatin nga ndeshja e parë, ku kishte pësuar humbje para tifozëve vendas, me rezultat 3-2.