PSV-ja prezanton Hazardin

Thorgan Hazard karrierën do ta vazhdojë në futbollin holandez. Borussia Dortmundi e ka liruar sulmuesin e krahut t’i bashkohet PSV Eindbhovenit në formë huazimi deri në fund të sezonit aktual.

29-vjeçari luajti për Belgjikën në Kupën e Botës në Katar. Për Belgjikën ka luajtur 47 ndeshje, ndërsa sezonin aktual me fanellën e Dortmundit në të gjitha garat ka shënuar një gol në 21 paraqitje.

Ai është i lumtur që i bashkohet klubit të madh holandez. Hazard te PSV-ja do ta bartë fanellën me numrin 11-të.