Publikimi i lëmoshës haram apo…..? !

Dr. Rijad Imeri

Çuditem me disa që vazhdimisht i kritikojnë njerëzit se pse ata po e publikojnë aktivitetin e tyre humanitar, duke e cilësuar këtë gjë si syefaqësi, si aktrim, si gjë që si takon besimtarit etj!

Por Feja Islame a thua çfarë thotë për këtë:

– Në Kur’an Zoti i madhëruar i ka lavdëruar ata persona që japin haptazi nga pasuria e tyre duke thënë: “Ata, të cilët pasurinë e tyre e shpërndajnë (në rrugë të Zotit) natën e ditën, fshehurazi ose HAPTAZI, ata shpërblimin e vet e kanë të Zoti i tyre dhe për ta nuk ka as frikë, as pikëllim.” (Kur’an 2:274)

Pra nga ky citat Kur’anor kuptojmë se lejohet edhe haptazi me dhanë lëmoshë.

– Në jetën e Profetit a.s. e vërejmë se ai ka nxitë për dhënien dhe grumbullimin e lëmoshes haptazi, e për këtë ka dhjetra raste, unë do e ceki vetëm një që pjesërisht për shumë musliman është i njohur:

“Tregon Xheriri r.a.: erdhën disa beduin tek i dërguari i Allahut të veshur me lëkura kafshësh, ai e pa gjendjen e tyre të mjerueshme dhe rraskapitjen e tyre, për këtë i nxiti njerëzit të japin lëmosh por ata sikur ngurruan sa që u pa pikëllimi në fytyrën e Profetit a.s., pastaj një prej burrave vendas (ensarëve) erdhi me një qese monedhash, pastaj tjetri dhe kështu e pasuan atë (duke sjellë pasuri) një pas një derisa u pa gëzimi në fytyrën e ndritur të Profetit a.s. dhe tha: “Kush e shpik një traditë të mirë në Islam dhe veprohet me të pas tij, do ta ket shpërblimin e tyre pa u munguar atyre shpërblimi i veprës së tyre…”(Transmeton Muslimi)

Profeti nuk e qortoi pse ky njeri dhuroi haptazi lëmoshë por përkundrazi e lavdëroi atë!
Pra këtu jo vetëm që ka shpërblim lëmosha haptazi, por mund të jetë shkak që të shumfishohet shpërblimi i saj pa kufi.

– T’i ngacmosh njerëzit në vepra të mira të cilat i bëjnë haptazi apo të tallesh me ta s’është natyrë e besimtarëve por është ves i hipokritëve, e për këta njerëz Zoti ka shpallur në Kur’an një kërcnim të tmerrshëm:”Ata (hipokritë) që i përqeshnin besimtarët, që me vullnetin e vet japin lëmoshë, i përqeshin edhe ata të cilët nuk kanë më shumë se çka është e domosdoshme për jetesën e tyre, e njëkohësisht tallen me ta, All-llahu do të tallet me ta dhe do të ju dhuroj një dënim të hidhur”(Kur’an 9:79)

– Është gjithashtu një nga metodat e djallit për t’i stopuar njerëzit nga veprat e mira, për këtë një dijetarë kur u pyet se nëse frikësohem nga syefaqësia a t’i fali dy reqate nmesin e njerëzve apo t’i lë! Jo tha fali gjithësesi, ngase djalli do të t’pengoj nga vepra e mirë me këtë cytje të tij!

– Lëmosha haptazi është po ashtu një metodë ku i nxitë të tjerët të veprojnë për vepra të mira, e forma më e mirë është thirrja në mënyrë praktike!

Andaj për Zotin nëse nuk u bashkangjitni atyre më mirë heshtni, ndalni gjuhët tuaja nga ky ves djallëzorë, ngase më e dashur për Allahun është që njerëzit t’i publikojnë veprat e mira edhe nëse janë nga syefaqësia se sa t’i publikojnë gjynahet dhe marrëzitë e tyre për të cilat rrallë herë reagoni!!!

A nuk e keni dëgjuar se Pejgamberi a. s. ju thoshte shokëve të tij: më ndëgjoni dhe më pasoni në dukjen e jashtme kurse zemrat e juaja (çështjen e brendshme) ia lë Zotit tuaj!
Kështu që lërjani zemrat e vepërmirëve Zotit të tyre është më e dobishme për zemrat dhe devotshmërin tuaj.

dr. Rijad Imeri