Ballina Lajmet Kosovë Publikohen çmimet e reja të derivateve

Publikohen çmimet e reja të derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve për ditën e sotme.

Sipas njoftimit, çmimet e përcaktuara janë:

Nafta: 1.61 euro për litër;
Benzina: 1.52 euro për litër;
Gasi: 0.76 euro për litër.

Ndërkaq, çmimi më i ulët i naftës që nga rritja e çmimeve pas nisjes së konfliktit në Lindjen e Mesme është regjistruar më 13 dhe 14 maj, kur një litër naftë tregtohej me 1.59 euro.