Publikohet orari i garave për sportistët kosovarë në “Tokio 2020”

Komiteti Olimpik i Kosovës e ka publikuar orarin e garave për sportistët kosovarë të cilët do të paraqiten në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Olimpiada do të mbahet prej 23 korrikut deri me 8 gusht në Tokio të Japonisë.Kosova do të marrë pjesë me 11 sportistët, ku pesë prej tyre janë nga sporti i xhudos.

Xhudistja Distria Krasniqi është e para që do të garojë në “Tokio 2020” prej sportistëve kosovarë. Krasniqi do të debutoi me 24 korrik në ora 04:00 të mëngjesit me kohën tonë. Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi do të paraqitet me 24 korrik në ora 04:00 të mëngjesit. Në po të njëjtën ditë do të garojnë edhe notarja Eda Zeqiri (02:00 e mëngjesit) dhe shenjëtari Drilon Ibrahimi (02:00 e mëngjesit).

Me 26 korrik do të paraqiten Nora dhe Akil Gjakova. Të dy garën e fillojnë në ora 04:00 të mëngjesit. Boksierja Donjeta Sadiku (04:00) dhe natari Olt Kondriolli (12:00) do të paraqiten me 27 korrik. Xhudistja Loriana Kuka do të nisë garën me 29 korrik në ora 04:00. Atleti Musa Hajdari do të vrapojë me 31 korrik nga ora 02:00. Kurse mundësi Egzon Shala do të jetë garuesi i fundit i Kosovës që do të paraqitet në Olimpiadë. Ai do të garojë me 5 gusht në ora 04:00.