Publikohet raporti i fundit i rasteve me COVID-19

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 69 raste të reja të të infektuarve me COVID-19.

Tani për tani në gjithë vendin janë 1 mijë e 567 raste aktive.

Gjatë 24 orëve janë dhënë 535 raste doza të vaksinës antiCOVID, transmeton lajmi.net.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.

Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.552 testime, 69 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 99 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.778.

Në total numri i rasteve aktive është 1.567.