Publikohet video: Shikoni si e rrahu Nora Gjakova xhudisten serbe

Nora Gjakova nuk kishte fatin të plasohej lartë në Grand Slamin e Abu Dhabi për të fituar medalje.

Xudistja nga Kosova u eliminua në raundin e tretë, duke u mundur nga koreania Sun Hyu Ri, në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Por, në luftën e parë në këtë turne, Gjakova shënoi një fitore të veçantë, duke e rrahur serben Marica Perisic.

Në këtë Grand Slam, Kosova tashmë ka fituar medaljen e parë, me Majlinda Kelmendin që ka fituar të artën./Lajmi.net/