Punë e kryer: Erdogani sërish në pushtet

Numërimi i votave është në mbarim të procesit në Turqi pasi qytetarët kanë dhënë votat e tyre në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale ë vendit.

Më shumë se 56 milionë njerëz kishin të drejtë të votojnë në zgjedhjet e së dielës, në më shumë se 180,000 kuti votimi në të gjithë Turqinë.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan zyrtarisht ka fituar shumicën e vendeve në parlament në bazë të sistemit elektronik të numërimit të votave.

Gara presidenciale – 94,83 për qind e votave të numëruara

Rexhep Tajip Erdogan: 52.83 për qind

Muharrem Inca: 30,68 për qind

Selahattin Demirtas: 7.96 për qind

Meral Aksener: 7.44 për qind

(Burimi: Agjencia Anadolu) /MESAZHI/