Punët e vogla, lejani të vegjëlve!

Foto ilustrim

Thuhet se kur ra shteti Emevit, Ebu Xhafer Mansuri (712-775) pyeti një nga njerëzit e tij të mençur për arsyen e rënies së shtetit të tyre.
Ai i tha atij:
O Prijësi i Besimtarëve, çështjet e vogla ua dorëzuam të mëdhenjve
Ndërsa çështjet e mëdha ua dorëzuam të vegjëlve
Pra mbetëm mes ekzagjerimit dhe neglizhencës.
Ne iu afruam armikut, me shpresën për të fituar miqësinë e tij.
Ndërsa mbajtëm larg mikun, duke u garantuar në besnikërinë e tij.
Fituam tradhtinë e të parit dhe humbëm këshillën e të dytit..!

Nga arabishtja Korab Hajraj