Punëtorët e Amazon organizojnë protesta

Punonjësit e Amazon në të gjithë globin kërkojnë që kompania të paguajë paga më të mira dhe të përmirësojë kushtet e punës.

Punonjësit e Amazon dhe mbështetësit e tyre janë mbledhur në dhjetëra vende për të protestuar kundër politikave të punës të gjigantit të shitjes me pakicë, sipas aktivistëve.

Nga Gjermania dhe Franca në Shtetet e Bashkuara, nga India në Japoni dhe Mbretërinë e Bashkuar, punonjësit e Amazon lanë mjetet e tyre të punës ose iu bashkuan marshimeve të premten duke kërkuar kushte më të mira pune dhe paga të drejta.

Amazon, e cila ka një fuqi punëtore globale prej më shumë se 1.5 milion, shumica e të cilëve janë punëtorë me orë pune, ka refuzuar të njohë sindikatat.

Ajo mbronte më parë politikat e saj të punës, duke thënë se kompania ofron “paga konkurruese” dhe “përfitime gjithëpërfshirëse”.

New York Times në fillim të këtij muaji raportoi se kompania po planifikonte të pushonte nga puna deri në 10,000 punëtorë. /mesazhi