Pushuesi nga Kosova mbytet në plazhin e Velipojës

Një person është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ngjarja ka ndodhur pasditën e së dielës. Sipas policisë, dyshohet se pushuesi ka pësuar sulm në zemër.

Mësohet se pushuesit e tjerë kanë tentuar ta ndihmojnë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Viktima është Musa Kurtolli, me vendbanim në Kosovë.