Putin dhe Sisi diskutuan për bashkëpunimin bilateral dhe çështjet rajonale

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidenti i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, kanë trajtuar zhvillimet e fundit në rajon dhe marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit nga Pallati i Kremlinit, Putin dhe Sisi biseduan në telefon.

Në bisedë ku janë konsultuar projektet që po realizohen nga të dy vendet, ndër projektet e përbashkëta u vlerësuan edhe termocentrali i parë bërthamor i Egjiptit i ndërtuar sipas modelit rus dhe zona industriale ruse e planifikuar të ndërtohet në Kanalin e Suezit.

Sisi, ndër të tjerat falënderoi për punimet efektive për shkak të rifillimit të trafikut ajror mes dy vendeve në gusht të vitit 2021.

Të dy liderët kanë shkëmbyer edhe mendime rreth çështjeve ndërkombëtare, ndërsa diskutuan edhe për çështjet e bashkëpunimit për zgjidhjen e krizave të ndryshme të vazhdueshme në Lindjen e Mesme dhe Afrikë. /aa