Putin paralajmëron pasoja të pakthyeshme për Evropën nëse ndalon naftën ruse

Vladimir Putin

Javët e fundit ka pasur deklarime nga udhëheqësit e vendeve anëtare të BE-se se po i afrohen një periudhe të re sanksionesh që do të përfshinte një formë embargoje ndaj naftës ruse.

Bisedimet janë zgjatur për shkak të varësisë së madhe të disa shteteve nga nafta ruse, megjithëse Gjermania ka sinjalizuar se është e vendosur të ndalojë përdorimin e naftës ruse deri në fund të vitit, shkruan Sky News.

Planet kanë nxitur një sërë paralajmërimesh për pasoja nga figura të larta të Kremlinit, me Vladimir Putinin që u bëri jehonë deklaratave të tilla gjatë një videokonference sot.

Ai tha se Evropa do të përballet me “kostot më të larta të energjisë në botë” nëse propozime të tilla bëhen realitet, duke thënë se mund të ketë “pasoja të pakthyeshme për një pjesë të konsiderueshme të industrisë evropiane”. /koha