Putini e ka mbushur Rusinë me monumente të Stalinit

Në Rusi tashmë janë ngritur 110 monumente për nder të Josif Stalinit. 95 prej tyre janë instaluar gjatë sundimit të Vladimir Putinit, ndërsa ritmi i ndërtimit të monumenteve të Stalinit u dyfishua pas aneksimit të Krimesë në 2014.

Këto statistika janë publikuar faqja “Mozem obiasnit”. Nën Putinin, në Rusi ngrihen rreth katër monumente të Stalinit në vit.

Faqja ka përpiluar një listë të plotë të monumenteve të Stalinit të instaluara në vende publike (përveç muzeve). Sipas listës, vetëm 9% e monumenteve të Stalinit u vendosën gjatë periudhës sovjetike, ndërsa pjesa dërrmuese e tyre u shfaqën në 20 vitet e fundit, vitet e sundimit të Vladimir Putinit.

Bust i ri në rrethin Tverskaya

Dje në rajonin Tverskaya, në vendin e monumentit të viktimave të persekutimeve staliniste, u vendos busti i Stalinit dhe një sërë liderësh të tjerë sovjetikë. Ata që vendosën bustin pretendojnë se ai është pjesë e një ekspozite, por nuk u bë menjëherë e qartë nëse busti do të jetë i përhershëm. Ky bust është i katërti që vendoset në Rusi pas fillimit të pushtimit rus të Ukrainës. Në fakt, faqja e internetit Mozem obiasnit thekson se përurimi i çdo monumenti të tillë bëhet nën maskën e sloganeve propagandistike të luftës.

Në vitet 1990, vetëm pesë monumente për Stalinin ishin ngritur. Putinit i ngrihen rreth katër monumente në vit. Ky numër u rrit pas aneksimit të Krimesë (e cila gjithashtu ka një monument të Stalinit, por nuk është në listë).

Tre rajonet kryesore për nga popullsia ku ka buste të Stalinit janë Osetia e Veriut, Dagestani dhe Yakutia. Monumentet në përgjithësi nuk ngrihen në sheshe apo rrugë qendrore.

Monument karakteristik i Stalinit konsiderohet busti, i cili vendoset me iniciativën e disa individëve apo organizatave si Partia Komuniste e Federatës Ruse, ndërsa shpesh vendosen në afërsi të muzeve apo pronave private. Megjithatë, kohët e fundit gjithnjë e më shumë monumentet e Stalinit janë vendosur me iniciativën e autoriteteve lokale, ndërsa në inaugurimin e tyre janë të pranishëm edhe personazhe publike.