Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Qeveria e Jemenit kërkon ndihmë ndërkombëtare për mposhtjen e Huthive

Qeveria e Jemenit kërkon ndihmë ndërkombëtare për mposhtjen e Huthive

Afrah Al-Zouba

Ministrja e Jashtme e qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, Afrah Al-Zouba, ka kërkuar më shumë mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar për mposhtjen e Huthive.

Ajo tha se stabiliteti i Jemenit është në interes të gjithë botës dhe u bëri thirrje vendeve mike dhe komunitetit ndërkombëtar të mbështesin popullin jemenas, shtetin dhe institucionet e tij.

Al-Zouba akuzoi Huthit për marrjen e pushtetit me forcën e armëve dhe për shkatërrimin e jetëve të qytetarëve, duke thënë se janë shteruar mundësitë për uljen e tensioneve dhe arritjen e paqes.

Sipas saj, rreziku nga Huthit dhe veprimet e tyre tashmë ka kaluar kufijtë e Jemenit, ndaj përfundimi i konfliktit është përgjegjësi dhe interes i përbashkët kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar. /mesazhi