Qeveria e “pafuqishme” karshi Listës Serbe, ende nuk di si do të veprojë për AKS-në

Sot përfaqësuesit e katër komunave veriore me shumicë serbe në Kosovë, do të zhvillojnë takim të përbashkët për të diskutuar rreth themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe.
Serbët pas largimit nga Qeveria e Kosovës thanë se do ta formojnë vet Asociacionin, e për këtë çështje Qeveria nuk ka menduar ende pasi e konsideron herët të jepen konkluzione.

Lajmi.net ka dërguar pyetje në adresën e Qeverisë për të kuptuar se cilët janë hapat që do të ndërmerr Qeveria e Kosovës karshi pretendimeve të Listës Serbe që ta formojë vet Asociacionin? Qeverisë si duket nuk po i bëhet vonë për këtë, pasi përgjigja e tyre ishte kësisoj:

“Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se është ende herët për të dhënë konkluzione për situatën. Besojmë që në ditët dhe në javët e ardhshme do të ketë qartësime dhe opinioni do të njoftohet me kohë.”

Ndryshe, mos përfillja e ndalimit të hyrjes në Kosovë, i kushtojë drejtorit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq me arrestim. Arrestimi i tij trazojë serbët e Kosovës të cilët edhe u larguan nga Qeveria dhe thanë se më 20 prill do ta formojnë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe, datë kjo kur është nënshkruar kjo marrëveshje.