Qeveria serbe ka reaguar nga sulmi ndaj një serbi, që ndodhi në fshatin Cërnicë të Gjilanit.
Ndonëse kanë reaguar autoritetet kosovare, Zyra e ashtuquajtur për Kosovën e quan këtë sulm dëshmi për rrezikun e serbëve në Kosovë.
Zyra për Kosovën ka kërkuar që të zbardhen urgjentisht motivet e sulmit ndaj Stanisha Jovanoviqit, të dënohet sulmuesi dhe të garantohet siguria fizike për banorët e Cërnicës.
‘Sulmi ndaj Stanisha Jovanoviqit, i cili u lëndua rëndë me thikë, tregon se për serbët në Kosovë nuk ka qetësi, andaj janë të dënuar që të jetojnë në frikë”, shkruan në komunikatën e Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe.
Sulmin ndaj serbit e ka dënuar edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.