Qeveria ka bërë shqyrtimin e Listës së masave të Pakos Fiskale 2.0 dhe ka miratuar 22 masa të cilat më pas duhet të miratohen një nga një në mbledhjet e ardhshme në mënyrë që të hyjnë në fuqi.
Ministri i Financave ka thënë se kjo pako fiskale do të ketë efekte pozitive për ekonominë e Kosovës. Kurse, zëvendëskryeministri, Ramiz Kelmendi ka thënë se me këto masa prodhuesit vendor do të barazohen me ata të huaj, madje sipas tij, prodhuesit vendor do të mund të jenë konkurrent edhe për tregun e huaj.
Ndërsa, ministi i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka thënë se duhet pasur parasysh që mos të dëmtohen prodhuesit vendor me këto masa. Krasniqi ka thënë se nuk duhet llogaritur pemët apo perimet si lëndë e parë në importim.