Qualcomm përqendrohet tek inteligjenca artificiale me çipin e ri Snapdragon 8 Gen 3 për smartfonët flagshipë

Por premtimet e Qualcomm me Snapdragon Gen 3 shkojnë më tutje e veçanërisht në gaming. Mbështetja për Unreal Engine 5.2 me ray-tracing harduerik sipas Qualcomm është i pari në një çip mobil.

Në konferencën vjetore të Snapdragon, Qualcomm prezantoi çipin më të fundit mobil. Mbase ndryshimi më i madh i procesorit Snapdragon 8 Gen 3 nuk është performanca por integrimi i inteligjencës artificiale direkt në pajisje siç vepron Google me çipet Tensor.

Motori AI i çipit ofron mbështetje për modelet AI dhe Qualcomm pretendon se është më i shpejti në botë kur bëhet fjalë për gjenerimin e imazheve.

Duke qenë se nevojat AI përpunohen në pajisje, informacioni mbetet privat. Qualcomm thotë se Snapdragon 8 Gen 3 ofron 98 përqind më shumë performancë NPU-je dhe 40 përqind më shumë performancë për vat.

Sistemet e kamerave do të përfitojnë nga funksionalitetet për të hequr njerëz apo objekte nga videot me lehtësi. Ndër to është një funksionalitet i quajtur Photo Expansion që përdor inteligjencën artificiale për të zgjeruar kufijtë e një fotoje dhe është e ngjashme me mjetin Generative Fill të Adobe.

Integrimi i teknologjisë Dobly HDR mundëson luajtje dhe kapje video apo imazhe me gamë të gjerë ngjyrash, tonesh dhe hijesh.

Por premtimet e Qualcomm me Snapdragon Gen 3 shkojnë më tutje e veçanërisht në gaming. Mbështetja për Unreal Engine 5.2 me ray-tracing harduerik sipas Qualcomm është i pari në një çip mobil.

Adreno Frame Motion Engine 2.0 mund të dyfishojë numrin e fps duke ruajtur të njëjtin konsum energji. Kështu nëse lidhni një pajisje Snapdragon 8 Gen 3 me një monitor të jashtëm 240Hz, do të mund të luani lojëra me 240fps.

Ndërkaq Snapdragon Game Super Resolution është përgjigja e Qualcomm ndaj Nvidia DLSS ku lojërat mund të luhen në ekrane deri në 8K. Në aspektin e konektivitetit Qualcomm përdor akselerimin harduerik AI për modemin X75 duke ofruar shpejtësi, mbulim dhe qëndrueshmëri më të lartë në 5G.

LEXO EDHE:  Spanja mbyll hetimin rreth Pegasus pas mungesës së bashkëpunimit nga Izraeli

Krahasuar me çipet e kaluara, Qualcomm thotë se procesori Kryo i Snapdragon 8 Gen 3 ofron 30 përqind më shumë performancë dhe 20 përqind më shumë efikasitet. Në aspektin grafik të çipit, Qualcomm thotë se performanca dhe efikasiteti janë shtuar me 25 përqind.

Çipi pritet të vijë në smartfonët e disa kompanive si Sony, ASUS, OnePlus, Oppo, Vivo, Xiaomi, Honor dhe ZTE.