Qualcomm thotë se procesori i ri Snapdragon X Elite do të sfidojë Intel, AMD dhe Apple

Disa grafikë të tjerë thonë se Snapdragon X Elite është më i shpejtë sesa Ryzen 9 7940HS. Dhe pa harruar Qualcomm thotë se Snapdragon X Elite është 50 përqind më i shpejtë sesa Apple M2.

Qualcomm prezantoi platformën e re Snapdragon X Elite i cili duket të jetë procesori më i fuqishëm i kompanisë prodhuar deri më sot. Çipet e reja të Qualcomm )përfshirë Qualcomm Oryon) janë ndërtuar mbi procesin 4-nanometër dhe përmbajnë një gjerësi bande të memories prej 136GB/s.

Kompjuterët e parë me këtë procesor pritet të vinë në mesin e 2024. Qualcomm ka bërë disa pretendime ambicioze se Snapdragon X Elite do të tejkalojë disa procesorë Intel Core i7 në Geekbench 6.

Kompania paraqiti një grafik si provë duke thënë se ofron dyfishin e performancës së konkurrentëve duke konsumuar 68 përqind më pak energji.

Disa grafikë të tjerë thonë se Snapdragon X Elite është më i shpejtë sesa Ryzen 9 7940HS. Dhe pa harruar Qualcomm thotë se Snapdragon X Elite është 50 përqind më i shpejtë sesa Apple M2.

Megjithatë këto pretendime të Qualcomm kundrejt Apple M2 janë të mundura për shkak se Snapdragon X Elite ka 50 përqind më shumë bërthama dhe konsumon shumë më tepër energji dhe prandaj do të jetë më i shpejtë në Geekbench.

Procesori Qualcomm Oryon

E gjithë vëmendja e rreth Snapdragon X Elite është e përqendruar në procesorin Oryon. Pasi kishte premtuar ta sillte tek kompjuterët në 2023, Qualcomm e shtyu me 1 vit debutimin.

Procesori është i ndërtuar mbi procesin 4-nanometër kundrejt AMD Ryzen 7000 me procesin 5-nanometër dhe Intel Meteor Lake në procesin 7-nanometër. Apple M2 është ndërtuar gjithashtu mbi procesin 5-nanometër.

Bërthamat e Oryon ndahen në tre grupe. Historikisht zgjedhja ka qenë: bërthamat prime, bërthamat e performancës dhe bërthamat e efikasitetit. Në varësi të detyrës, secila bërthamë kryen rolin e saj.

Megjithatë ndryshe nga Intel që përfshin bërthama performance dhe efikasiteti në çipet e saj, Qualcomm ka zgjedhur rrugën e AMD. Snapdragon X Elite ka 12 bërthama të gjitha në frekuencën 3.8Ghz. Një ose dy bërthama mund të përshpejtojnë deri në 4.3Ghz.

Procesori 64-bit Oryon shoqërohet nga 42MB cache dhe një kontrollor memorie LPDDR5X me kapacitet deri në 64GB RAM.

Qualcomm nuk dha shumë detaje rreth grafikave Adreno me përjashtim se mund të ofrojë 4.6 teraflops performancë. Mund të mbështetë ekrane të brendshme deri në 4K me rezolucion 120Hz dhe HDR10. Nga ana tjetër mund të fuqizojë deri në 3 ekrane UHD/4K ose dy ekrane 5K të jashtme përmes portës DisplayPort 1.4.

Snapdragon X Elite vjen me teknologjinë 5G dhe shpejtësi deri në 10Gbps krahas Wi-Fi 7, teknologjisë audio që nuk humb cilësi dhe teknologjinë e sigurisë Microsoft Pluton që AMD e ka adoptuar.

Pretendimet e kompanisë fillojnë me krahasimin e Snapdragon X Elite me Core i7-1355U dhe Core i7-1360p (me 12 bërthama) që është deri në 2 herë më i shpejtë.

Qualcomm thotë se Snapdragon X Elite është më i shpejtë sesa i9-13980HX me një bërthamë dhe konsumon 70 përqind më pak energji në kulmin e performancës.