Qytetarët e Belgjikës protestojnë kundër rregullave të rrepta ndaj COVID-19

Dhjetë mijëra njerëz protestuan në qendër të Brukselit për të protestuar ndaj kufizimeve të përforcuara të COVID-19 të vendosura nga qeveria belge për të parandaluar rritjen e fundit të rasteve të koronavirusit.

Protestuesit filluan të sulmonin policinë, të thyenin makina dhe t’i vënë flakën kazanëve të plehrave.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës dhe topa uji dhe kërkoi të rivendoste rendin, shkruan AssociatedPress, transmeton Klankosova.tv.

“Kemi lëndime, por nuk mund të themi ende sa”, tha zëdhënësi i policisë Ilse Vande Keere.

Gjithashtu ende nuk është bërë e ditur se sa persona janë arrestuar. /klankosova