Qytetarët thonë se terminet për viza pune në Gjermani po shiten nga 500 euro, Ambasada hesht

Dje Ambasada Gjermane në Kosovë hapi aplikimin për viza pune në shtetin e saj, por kjo u pamundësua pasi ueb faqja e saj ishte jashtë funksioni.

Ishte paralajmëruar se në ora 09:00 të mëngjesit do të hapej aplikimi, por ueb faqja e ambasadës kishte dal jashtë funksioni duke mos lejuar askënd të bëjë një termin dhe kjo ka irrituar shumë qytetarët.

Ata po aludojnë se terminet janë të shitura nga 500 euro e disa kanë thënë se ky është një mashtrim, ndërsa “aplikimi online” ishte veç formalitet.

“E vertet asht 500 euro jon tuj marr per ni termin. 4 orë sot me laptop me telefona edhe sna like sistemi me ba termin kan dallavere ambasada me agjencione katastrof”, ka thënë një komentues.

Në disa grupe në Facebook nuk ka pasur asnjë qytetarë që ka konfirmuar që ka arritur të aplikojë.

Lajmi.net ka dërguar pyetje më adresën e Ambasadën e Gjermanisë për të parë nëse ka arritur të aplikojë dikush online dhe se pse ishte ueb faqja e saj gjatë gjithë kohës ishte jashtë funksioni, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marr asnjë përgjigje.