Rakitic thotë se do të rrezikonte infektimin me koronavirus, vetëm që La Liga të fillonte

Ivan Rakitic ka deklaruar se do të pranonte edhe rrezikun që të infektohej me koronavirus nëse sigurohet që futbolli në Spanjë të filloj.

Futbollisti shprehi dëshirën e tij që të luaj, transmeton IndeksOnline.

“Unë dua të luaj. Është e qartë se ne duhet të përpiqemi të kthehemi me garancitë më të mira sanitare por duhet të dimë gjithashtu se ato kurrë nuk do të jenë 100 përqind të sigurta”, ka thënë futbollisti.

“Kohët e fundit kam dëgjuar shumë njerëz që flasin për problemet që do të kishte nëse nuk luajmë, probleme ekonomike, gara evropiane, kalendar, promovime, lëshime, por nuk kam dëgjuar askënd të flasë për njerëz, ata njerëz për të cilët skuadra është pjesë e jetës së tyre dhe ata papritmas e kanë hequr atë”deklaroi futbollisti.