Në Shkurt të 1991 nga protestat studentore dhe popullore u largua kryeministri Adil Çarçani, i Partisë së Punës.
Në Qershor të 1991 nga protestat dhe greva e punëtorëve u largua kryeministri Fatos Nano, i Partisë Socialiste.
Në Dhjetor të 1991 nga protestat dhe largimi i opozitës u largua kryeministri Ylli Bufi, i Partisë Socialiste
Në Mars të 1997 nga revoltat për humbjen e parave në skemat piramidale u largua kryeministri Aleksandër Meksi, i Partisë Demokratike.
Në Shtator të 1998 nga protestat pas vrasjes së Azem Hajdarit u largua kryeministri Fatos Nano, i Partisë Socialiste.
Po në 2026 a do të largohet kryeministri Rama nga protestat e qytetarëve dhe studentëve?
Ka një dallim të madh mes këtyre emrave që përmendëm dhe Ramës, sepse ky i fundit është më arroganti, më demagogu dhe i bindur verbërisht se është i vetmi që për të ia vlen të digjet Shqipëria e ai të mos largohet.
Uroj ta kem gabim dhe mrekullia e largimit të tij të ndodh sa më parë, pa kosto të mëtejshme për vendin.
Hoxhë Justinian Topulli








