Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Rama në Bruksel, takohet me Presidentin e Këshillit të Evropës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ndodhet në Bruksel, ku është pritur në takim nga Presidenti i Këshillit të Evropës, António Costa.

Gjatë vizitës, Rama ka zhvilluar një darkë pune me Presidentin Costa, ku fokusi kryesor ka qenë procesi i negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Agjenda e shkurtër e Kryeministrit në Bruksel synon të forcojë dialogun me institucionet europiane dhe të diskutojë hapat e mëtejshëm për integrimin e vendit në BE. /rtsh