Ramazani pjesë identitare e shqiptarëve

Prof. Adnan Simnica

Ramazani është pjesë identitare e këtij populli, prandaj ai e do atë.
Vini re organizimin kolektiv të iftarëve në nivel familjarë, popullor, të sektorit privat, madje edhe atë institucional.
Vini re atmosferën e përgjithshme tek brezi i vjetër, i mesëm, madje edhe tek i riu duke filluar nga klasët fillore e tutje, prandaj Ramazani zë vend thelbësor tek ata.
Vini re atmosferën e Ramazanit nëpër institucione të ndryshme të të gjitha fushave, madje rrugët bosh në kohë të iftarit, kur edhe ata që nuk agjërojnë dëshirojnë të përjetojnë bereqetin psiko-shpirtëror të iftarit.
Ranazani është obligim hyjnorë, prandaj kombi ynë është mishëruar me të, meqë e konsideron pjesë thelbësore të vetvetes që mbi gjashtë shekuj.
“Pra, kushdo nga ju që mbërrin këtë muaj, le të agjërojë!”
(Kuran, El Bekare: 185)