Të paktën shtatë shpërthime u dëgjuan të enjten në mbrëmje në disa pjesë të Iranit, në mes të përshkallëzimit ushtarak me SHBA-në, transmeton Anadolu.
Mediat shtetërore iraniane raportuan për shpërthimet, pa dhënë detaje mbi shkakun e tyre apo për viktima të mundshme.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Mehr, dy shpërthime u dëgjuan pranë qytetit Bushehr dhe qytezës së afërt Choghadak, në jug të Iranit.
Agjencia raportoi gjithashtu për tri shpërthime në qytetin jugor Konarak.
Shpërthime u raportuan edhe në qytetin port jugor Bandar Abbas.
Irani dhe SHBA-ja kanë shkëmbyer sulme gjatë dy ditëve të fundit, në kuadër të përshkallëzimit pas sulmeve iraniane ndaj tri anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit.
Teherani ndërmori të enjten një seri sulmesh ndaj infrastrukturës ushtarake amerikane në Bahrejn, Kuvajt, Katar dhe Jordani, në shenjë hakmarrjeje për ditën e dytë radhazi të sulmeve të natës nga SHBA-ja.


