Rashica publikon këpucët e reja, bashkon flamurin e Kosovës dhe Shqipërisë

Milot Rashica ka publikuar një foto në rrjetet sociale për t’i treguar këpucat e reja për edicionin e ri.

Këpucët e tij do të jenë nga marka ‘Nike’, por pamja e jashtme është fascionuese.

Ylli vushtrrias ka vendosur flamurin e Kosovës bashkë me atë të Shqipërisë në një pjesë të këpucëve, shkruan lajmi.net.

Rashica pati veshur edhe fanellën kuqezi, por gjatë vitit 2016 ai vendosi të përfaqësonte ngjyrat dardane, sidomos pasi i mungoi ftesa për Kampionatin Evropian 2016.

Ndryshe, 23-vjeçari ka qenë pikë kyçe e Werder Bremen dhe ekipit të Kosovës gjatë fazës së kaluar.