Rastet ditore me Covid në Indi kalojnë 100,000

Duke pritur ne market ne Mumbai

Rastet ditore me Covid në Indi u rritën me 103,558, rritja më e madhe ditore, treguan të dhënat nga ministria e shëndetësisë, duke çuar numrin në gjithsej 12.59 milion.

Vendi pat 478 vdekje të reja, duke e rritur totalin në 165,101.

Infeksionet ditore janë rritur që nga fillimi i shkurtit kur ranë nën 9,000 pasi arritën kulmin në pothuajse 100,000 në Shtator.

Shteti më i pasur i Indisë, Maharashtra, shtëpia e kryeqytetit financiar, Mumbai, do të mbyllet në fundjave dhe natën për 110 milion njerëz në përgjigje të rritjes së rasteve, njoftuan autoritetet të dielën.

Nga e hëna në mbrëmje deri në fund të prillit do të vendosen kufizimet e lëvizjes me orë policore gjatë mbrëmjes, grumbullimi i më shumë se katër personave do të ndalohet, dhe zyrat private, restorantet, kinematë, pishinat, baret, vendet e adhurimit dhe vendet publike të tilla si plazhet do të jenë të mbyllura.

Pandemia Covid-19 ka vrarë mbi 2.8 milion njerëz dhe ka infektuar më shumë se 131 milion në të gjithë botën. /Mesazhi.com