Ballina Lajmet Rajon dhe Botë RD e Kongos në bisedime me SHBA për pranimin e migrantëve të...

RD e Kongos në bisedime me SHBA për pranimin e migrantëve të deportuar

FILE PHOTO: US President Donald Trump brokered a peace agreement between DR Congo and Rwanda in December 2025. / Reuters

Republika Demokratike e Kongos shtë në bisedime me SHBA-në për të pranuar migrantë të deportuar nga vende të tjera, sipas burimeve qeveritare dhe diplomatike.

Diskutimet, që përfshijnë administratën e Donald Trump, janë pjesë e një strategjie më të gjerë të Uashingtonit për të përdorur vendet e treta në përshpejtimin e dëbimit të migrantëve që ndodhen në SHBA pa leje.

Sipas raportimeve, marrëveshje të ngjashme janë arritur edhe me vende të tjera afrikane si Gana, Kameruini, Guinea Ekuatoriale dhe Eswatini. Këto praktika janë kritikuar nga ekspertë ligjorë dhe organizata për të drejtat e njeriut.

Bisedimet me Kongon zhvillohen paralelisht me përpjekjet amerikane për një marrëveshje paqeje midis Kongos dhe Ruandës, si dhe për sigurimin e aksesit në mineralet strategjike të vendit.

Megjithatë, ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare. Detaje kyçe, si numri i migrantëve, kombësia e tyre apo koha e mundshme e deportimeve, mbeten të paqarta. Gjithashtu nuk dihet se çfarë përfitimesh mund të marrë Kongo në këmbim të pranimit të tyre.

Burime nga IOM sugjerojnë se plani mund të përfshijë migrantë nga Amerika e Jugut, përfshirë edhe venezuelianë.

Nga ana e Departamentit të Shtetit amerikan nuk ka pasur komente mbi detajet, ndërsa presidenca e Kongos nuk ka reaguar menjëherë ndaj kërkesave për sqarim. /mesazhi