Real Madrid – Barcelona, vendoset se a do të luajë Ronaldo

Cristiano Ronaldo do të luajë ndaj Barcelonës të shtunën edhe pse jo në formën më të mirë fizike.

Cristiano Ronaldo nuk do të mungojë në “El Clasico”.

Sulmuesi i Real Madridit nuk ka stërvitur me ekipin në dy ditët e fundit për shkak të një lëndimi.

Por, mediat spanjolle raportojnë se ai do të luajë ndaj Barcelonës të shtunën edhe pse jo në formën më të mirë fizike, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo u lëndua në fitoren ndaj Gremios në finalen e Kampionatit botëror për klube. Real Madrid e pret Barcelonën në Santiago Bernabeu të shtunën me fillim nga ora 13:00.