Real Madrid dënon sjelljen e tifozëve të Atleticos ndaj Viniciusit

Tifozët e Atletico Madridit, sot kanë varur një kukull të futbollistit Vinicius me një pankartë ku shkruhej “Madridi e urren Realin”.

Kjo vie pak para ndeshjes çerekfinale të Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
Rreth kësaj ka reaguar edhe klubi mbretëror përmes një deklarate zyrtare.

“Real Madrid CF dëshiron të falënderojë mbështetjen dhe shprehjet e dashurisë të marra pas aktit fatkeq dhe të neveritshëm të racizmit, ksenofobisë dhe urrejtjes ndaj lojtarit tonë Vinicius”, thuhet në deklaratën e klubit.

“Ne shprehim dënimin tonë më të ashpër për ngjarjet që cenojnë të drejtat themelore dhe dinjitetin e njerëzve dhe që nuk kanë të bëjnë me vlerat që përfaqësojnë futbolli dhe sporti. Këto sulme si ato që pëson tani lojtari ynë, ose ato që mund të pësojë çdo sportist. , nuk mund të ketë vend në një shoqëri si e jona.

“Real Madridi ka besim se të gjitha përgjegjësitë e atyre që kanë marrë pjesë në një akt kaq të neveritshëm do të pastrohen”.. thuhet në komunikatë./