Real Madridi ndeshet me Valencinë

Real Madridi luan sot në kuadër të La Ligës.
‘Mbretërit’ mirëpresin në ‘Santiago Bernabeu’ skuadrën e Valencias.

Për Realin tri pikët janë opsioni i vetëm nëse duan të vazhdojnë ndjekjen e Barcelonës.

Në xhiron e kaluar ndaj Real Sociedad ata u ndan baras, 0:0 dhe mbetën kështu pesë pikë prapa liderit të La Ligës, Barçës.

Ata mbrëmë mposhtën Real Betisin 2:1, duke i bërë presion të madh ekipi madrilen.

Përballë ata kanë një skuadër që pritet t’i shkaktojë telashe.

Ndeshja fillon nga ora 21:00 në ‘Santiago Bernabeu’.