Real Madrid ka arritur t’i arkëtojë tre pikë shumë të rëndësishme në udhëtim te Valencia.
Në ndeshjen e zhvilluar nga ora 16:15, në stadiumin ‘Mestalla’, Real Madrid arriti t’i mposht 1:4 vendasit e Valencias, shkruan lajmi.net.
Real Madrid, ishte skuadra e vetme që shënoi në pjesën e parë.
Ishte Ronaldo që realizoi dy herë nga penalltia, për 0-2. Portugezi shënoi në minutat 16’ dhe 38’.
Në pjesën e dytë, Valencia u rikthye në lojë duke ngushtuar epërsinë në 1:2, kur në minutën e 59’ shënoi Mina.
Në vazhdimin e ndeshjes, u panë edhe dy gola të tjerë, të dytë të shënuar nga Real Madrid, përmes Marcelo dhe Toni Kroos, për 1:4.
Pavarësisht kësaj fitore, Reali ngelet në pozitën e katërt me 38 pikë, 14 pikë larg Barcelonës.