Reali merr vendim për Kepan

Real Madridi ka marrë vendim për portierin Kepa Arrizabalaga, të cilin e ka huazuar nga skuadra e Chelseat. “Marca” ka njoftuar të martën se Reali ka vendosur ta blejë kartonin e portierit spanjoll për ta bërë transferim të përhershëm.

Për blerjen e plotë të Kepas, Reali do të paguajë 20 milionë euro dhe tashmë ka njoftuar Chelsean për vendimin që ka marrë.

Kepa u huazua te Reali në fillim të këtij edicioni pas lëndimit të Thibaut Courtoisit dhe klubi spanjoll është i kënaqur me paraqitjet e tij.

29-vjeçari ka regjistruar 12 paraqitje për Real Madridin në të gjitha garat, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në verën e vitit 2025.