Reali siguron Veigan

Real Madridi ka siguruar shërbimet e mesfushorit të ri, Gabri Veiga. “Marca” ka njoftuar të martën se Reali ka mposhtur konkurrencën e fortë të skuadrave angleze për 20-vjeçarin, i cili është pjesë e Celta Vigos.

Mësohet se Celta ka pranuar ofertën e Realit për Veigan, i cili ka kontratë deri në vitin 2026.

Për kartonin e tij, Reali ka ofruar 40 milionë euro, ndërsa Veiga do të transferohet në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2025.

Ai do të mbetet në huazim te Celta Vigo edhe për sezonin e ardhshëm, përpara se me Realin të firmosë kontratë deri në vitin 2028. Veiga këtë sezon është promovuar në ekipin e parë të Celtas dhe ka shkëlqyer me paraqitjet e tij, ku ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 28 ndeshje në kampionatin spanjoll.