Regjistrohen pamje të rralla të një kallamari gjigand

Një zhytës mundi të regjistronte pamje të rralla të një kallamari gjigand në bregun perëndimor të Japonisë.

Yosuke Tanaka u përball me një kallamar 2.4 metra të gjatë teksa ishte zhytur me bashkëshorten e tij. Kallamarët gjigandë mund të shihen shumë rrallë sepse jetojnë në thellësitë nënujore.

Shkencëtarët kanë studiuar cofëtinat e tyre që janë gjetur nga peshkatarët. Kallamari më i madh i studiuar ndonjëherë ka qenë rreth 13 metra i gjatë.