Rekord i gjobave në trafik: Vetëm dje u gjobitën 2 275 shoferë

Policia e Kosovës, gjatë së enjtes ka thyer rekord në shqiptimin e gjobave në trafik.

Vetëm dje në rrugët e Kosovës janë gjobitur 2 275 shoferë për thyerje të rregullave të trafikut.

Sipas policisë, të enjten për mos respektim të shpejtësisë së kufizuar janë sanksionuar 507 shoferë.

Rikujtojmë se kohët e fundit policia ka shtuar aktivitetet në terren dhe ka paralajmëruar zero tolerancë ndaj shkelësve të rregullave të trafikut.

Këto masa janë marrë pas rritjes së numrit të aksidenteve.

Gjatë ditës së djeshme pas publikimit në IndeksOnline të dy videove ku shoferët hyjnë në tejkalim në vijë të plotë, policia ka njoftuar se ngasësit janë gjobit me nga 150 euro secili.