Rekord të infektuarish dhe vdekjesh nga COVID-19 në Shqipëri, priten masa të reja shtrënguese

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë identifikuar 1239 raste të reja me COVID-19 në 4562 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 16 persona kanë humbur jetën për shkak të virusit

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 553 raste në Tiranë, 84 raste në Durrës, 61 raste në Elbasan, 58 raste në Lushnje, 39 raste në Kavajë, 36 raste në Shkodër dhe në Fier, 32 raste në Sarandë, 30 raste në Lezhë, 22 raste në Krujë, 21 raste në Vlorë dhe Delvinë, 18 raste në Kurbin, 16 raste në Gjirokastër, 15 raste në Mirditë, Librazhd dhe Malësi e Madhe, 14 raste në Kukës, 13 raste në Berat, Pogradec, 12 raste në Berat, 11 raste në Ura- Vajgurore, 8 raste në Kamëz, Përmet, Patos, 6 raste në Mallakastër, Gramsh, 5 raste në Vau i Dejës, Kuçovë, 4 raste në Tepelenë, Belsh, Dibër, Peqin, Skrapar, Vorë, 3 raste në Memaliaj, Has, 2 raste në Devoll, Pukë, Tropojë, Mat, Divjakë, Himarë, Kolonjë, Shijak, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë, Libohovë, 1 rast në Selenicë, Roskovec, Maliq, Konispol.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 805 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 52,933 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

Në një konferencë për mediat paraditen e sotme kryeministri Edi Rama tha se nisur nga situata shqetësuese e COVID-19 në vendin tonë do të ketë një shtrëngim të masave anti-COVID.

Kreu i qeverisë theksoi se nesër do të mblidhet Komiteti i Ekspertëve për të diskutuar për masat e reja që priten të vendosen.

COVID-19 – Statistika ( 09 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1,239

Të shëruar në 24 orë 805

Të shtruar në spitale 471

Humbje jete në 24 orë 16

Testime ditore 4,562

Testime totale 394,242

Raste pozitive 87,528

Raste të shëruara 52,933

Raste Aktive 33,107

Humbje jete 1,488

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 19284

Fier 2829

Durrës 1800

Elbasan 1539

Shkodër 1536

Vlorë 1544

Lezhë 1138

Korçë 998

Berat 861

Gjirokastër 722

Kukës 476

Dibër 380