Rekord zjarresh në Amazonën braziliane

Amazona braziliane ka regjistruar më shumë zjarre në javën e parë të shtatorit sa krejt muajin e njëjtë të vitit të kaluar. Shifrat zyrtare tregojnë se në këtë javë kishte 9.74 për qind më shumë zjarre krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2021.

Zjarret e shkaktuara nga njeriu për të pastruar tokën kanë dalë nga kontrolli dhe kanë djegur mijëra ari pyje. Rio Branco, qytet thellë në jugperëndim të pyjeve të shiut, është një prej zonave më të ndotura nga tymi i zjarreve në Amazonë.

Pamjet tregojnë për tymin e dendur që ka kapluar qytetin e 320 mijë banorëve që gjendet në kufi me Perunë dhe Bolivinë. Shkencëtarët kanë vlerësuar se deri më tani janë djegur 50 mijë metra katror tokë dhe zjarret rrezikojnë të zgjerohen në pyjet e dendura. Shkencëtarëve brazilianë u kanë dalë në ndihmë kolegët nga NASA, që po bëjnë përpjekje për të kontrolluar dhe për të parandaluar zjarret e mëdha.

Sivjet niveli i shpyllëzimit në Amazonë ka thyer rekordet. Kombinimi i thatësisë dhe shpyllëzimit e ka bërë situatën edhe më të vështirë, kanë vlerësuar ekspertët. /koha