Renault njoftoi se ka shitur më shumë se 770.800 automjete në mbarë botën në gjysmën e parë të 2023, që është një rritje prej 11 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.
Evropa mbeti tregu më i madh i markës franceze, me 501,985 automjete në gjysmën e parë të 2023, transmeton Telegrafi.
Shitjet në Evropë u rritën nga kërkesa në rritje për automjetet më fitimprurëse të segmentit C.
Këto vetura, të cilat përfshijnë modelet Austral, Counquest dhe Megane E-Tech, arritën shitje prej 136,195, një rritje prej 42 për qind krahasuar me një vit më parë.
Kërkesa për Austral-in e ri, i cili doli në shitje në Francë vetëm në fund të vitit të kaluar, nxiti këtë rritje, me 39,495 shitje në gjashtë muajt e parë.








