Renditja e FIFA-s, Kosova bie për tri pozita

Përfaqësuesja e Kosovës do ta mbyllë vitin 2017 në pozitën e 177-të.

FIFA ka publikuar ranglistën e cila do të jetë e fundit për vitin 2017.

Ndonëse nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në këtë periudhë Kosova ka rënë nga pozita e 174-të në të 177-ën duke qenë ende shumë larg kombëtareve të tjera.

Nuk ka lëvizje për Shqipërinë e cila e mbyll vitin si e 62-ta në renditje, transmeton KosovaPress.

Në top 10-she nuk ka ndryshime, pasi vazhdon të kryesojë Gjermania e ndjekur nga Brazili dhe Portugalia.