Renditja e FIFA-s: Kosova mbetet në vend, Shqipëria bie dy pozita më poshtë

Shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA ka publikuar renditjen e fundit në nivel kombëtar.

Listës i prinë kampioni i botës, Argjentina

Kosova nuk ka ndryshuar pozicion, duke u renditur edhe këtë herë në vendin e 107-të. ‘Dardanët’ barazuan në dy ndeshjet e parë në kualifikueset e ‘Euro 2024’, me Izraelin 1-1 dhe në shtëpi ndaj Andorra.

Që pas humbjes ndaj Polonisë në kualifikueset për Evropian, Shqipëria ka zbritur në dy pozicione në renditjen e përgjithshme të FIFA-s. Në renditjen e fundit, kombëtarja ‘kuqezi’ renditet në vendin e 68-të, dy më poshtë se herën e fundit.

Pamundësia për të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë ndaj Polonisë, nuk mundësoi ndonjë tentativë për ngritje në renditjen e FIFA-s./