Respekti për dashurinë apo vetë dashuria..?

Shumë prej nesh si kriter për matjen e raporteve dhe të marrëdhënieve ndërmjet njerëzve kanë dashurinë dhe vëmendjen që na ofrojnë. Pra, sa më shumë vëmendje dhe dashuri aq më të afërt na duken njerëzit.

Por, a është në të vërtetë ashtu…?

Duhet të jeni të bindur se respekti dhe besimi janë gjëja më e mirë që mund të na ofrohet nga dikush. Kjo ngase respekti dhe besimi në dashurinë dhe ata që I duam e na dojnë janë më të mëdha se vetë dashuria.

E çfarë të duhet një dashuri apo një i/e dashur nëse nuk ke besim se ai/ajo do të mbrojë, do të ruaj, dhe do të respektojë ndjenjat tua karshi tij/saj.

Po nëse ti I ke hapur zemrën duke ia falur atë dhe i ke bërë vend në zemrën tënde atëherë nëse do të tradhëtohen ato ndjenja, pavarësisht çdo gjëje, atëherë çfarë kuptimi do të ketë dashuria mes jush…?

Pra, kur dikush të thotë që të do apo i thua që e do, fillimisht sigurohu se ai/ajo do të respektojë dhe nuk do të tradhëtojë ndjenjat tua.

Njeriu, mund të ketë probleme në çfarëdo lidhe dhe raporti me të tjerët por kjo asnjëherë nuk e arsyeton përhapjen dhe nxjerrjen në pah të sekreteve dhe fshehtësive të asaj lidhjeje dhe atij raporti.

Andaj, duani të tjerët por mbi të gjitha mbroni, ruani dhe respektoni ndjenjat, fshehtësitë, dhe sekretet e raportit tuaj…

O Zot xh.sh, përderisa Profeti s.a.v.s e ka quajtur dashurinë si furnizim prej Teje, të lutemi që të na furnizosh me dashuri për ata që na duan, dhe të na furnizosh me besnikëri dhe respekt për dashurinë e atyre që na duan…

Nga: Artan Musliu