Rinumërimi drejt fundit në QNR

Nga 1407 vendvotime deri në ditën e dhjetë janë rinumëruar 1240 prej tyre në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha për klankosova.tv se kanë mbetur edhe pak për t’u përfunduar ky proces.

“Në ditën e dhjetë (e premte) në QNR janë rinumëruar edhe 138 vendvotime të tjera. Pra numri i përgjithshëm i vendvotimeve të rinumëruara deri më tani është: 1240 vendvotime apo 88.13%. Kanë mbetur për t’u rinumëruar edhe 167 vendvotime të tjera”, tha ai.

Për të dielën e nesërme KQZ ka thënë se pritet të kryhet rinumërimi për të vazhduar me certifikimin e rezultateve.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, dje tha se pasi të bëhet certifikimi do të takohet sërish me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, për të përfunduar koalicionin dhe të formuar qeverinë e re.