Rivali i OpenAI dhe Anthropic pranë një investimi 1 miliardë dollarësh

Startupi Cohere konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI, dhe Anthropic ndërsa përqendrohet tek aplikacionet e biznesit për AI me qëllim të rritjes së efikasitetit në vendet e punës.

Cohere, një startup Kanadez me seli në Toronto i cili zhvillon inteligjencë artificiale për bizneset, është në diskutime me investitorët për të ngritur 500 deri në 1 miliardë dollarë investime.

Financimi vjen pasi një lumë investimesh që kanë filluar të kanalizohen në softuerët AI si ChatGPT ndërsa vitin e kaluar startupet AI morën 1/3 e investimeve.

Cohere njoftoi në Qershor se kishte ngritur 270 milionë dollarë investime duke e vlerësuar me 2.2 miliardë dollarë. Mundësia për të gjeneruara tekst sipas komandave sollën mjetet AI si ChatGPT në vëmendjen e botës.

Startupi Cohere konkurron me krijuesin e ChatGPT, OpenAI, dhe Anthropic ndërsa përqendrohet tek aplikacionet e biznesit për AI me qëllim të rritjes së efikasitetit në vendet e punës.

Aktualisht Cohere po kërkon financim për zhvillimin e AI, rekrutimi e talenteve dhe rritjen e aktivitetit të shitjeve. Startupi u themelua në 2019-ën dhe ka punuar për të ofruar teknologjinë e saj përmes shumë platformave cloud.