Rivaliteti mes Intel dhe AMD përfshin edhe superkompjuterët

Në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë, 140 prej tyre kanë procesorë AMD EPYC, një rritje me 39 përqind krahasuar me një vit më parë.

Organizata Top500 publikoi listën e saj gjysmë-vjetore të superkompjuterëve më të shpejtë botë ndërsa Frontier fuqizuar nga procesorët AMD mbetet në krye të listës me performancë prej 1.194 ekzaflop për sekondë.

Në vendin e dytë është superkompjuteri Aurora me procesorë Intel i cili mund të prodhojë një performancë prej 585.35 petaflops duke lënë pas superkompjuterin Japonez Fugaku.

Në listën e 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë, 140 prej tyre kanë procesorë AMD EPYC, një rritje me 39 përqind krahasuar me një vit më parë.

Performanca e Aurora nuk reflekton potencialin e vërtetë të superkompjuterit i cili do të jetë plotësisht online në 2024. Në gjendjen aktuale prej 585 petaflops, superkompjuteri ka në funksion 10624 procesorë Intel dhe 31874 procesorë grafikë Intel duke konsumuar 24.69 megavat energji.

Ndërkaq Frontier i fuqizuar nga AMD i cili ofron dyfishin e performancës konsumon vetëm 22.7 megavat energji duke e bërë shumë më efikas.

Megjithatë Aurora pritet të jetë plotësisht online vitin e ardhshëm duke ofruar performancë maksimale prej 2 ekzaflops. Në total do të kombinohen 21248 procesorë Intel Xeon dhe 63744 çipe grafike “Ponte Vecchio” të Intel.

Por AMD është në proces të implementimit të El Capitan, një super kompjuter i cili do të tejkalojë edhe kapacitetin maksimal prej 2 ekzaflops të Aurora.