Ballina Sport Futboll Roma lëshon pikë të rëndësishme në shtëpi

Roma lëshon pikë të rëndësishme në shtëpi

Roma ka lëshuar pikë të rëndësishme në shtëpi të hënën mbrëma. Roma në stadiumin “Stadio Olimpico” barazoi 2:2 me Salernitanën, në ndeshjen që i takoi javës së 36-të të Serie A. Antonio Candreva shënoi i pari në minutën e 12-të, ndërsa Stephan El Shaarawy barazoi shifrat në minutën e 47-të.

Salernitana sërish ishte në epërsi në minutën e 54-t me golin e shënuar nga Boulay Dia, ndërsa Nemanja Matiq shënoi në minutën e 83-të golin e barazimit për Romën. Roma nga 36 ndeshje ka fituar 60 pikë, kurse Salernitana është në vendin e 15-të me 39 pikë